Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës së djeshme në Tiranë. Një 54-vjeçar është përplasur nga një automjet e për pasojë ka gjetur vdekjen. Mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në kërkim të tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.