Një tërmet i fortë me madhësi 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar sëfundmi në Greqi. Lëkundja është shënuar 12 kilometra në jug të Nisyros, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Thellësia fokale e dridhjeve ishte 15,8 km. Sipas mediave greke, dridhja sizmike është ndjerë në Kos dhe Nisyros.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo edhe për të lënduar. Lëkundjet janë ndjerë afër mesnatës.