Pentagoni ka konfirmuar se videot dhe fotot që pretendohet se përshkruajnë UFO-të që ndjekin anijet luftarake të SHBA-së në brigjet e Kalifornisë në vitin 2019 janë të vërteta. Materiali është marrë nga personeli i Marinës Amerikane. Pamjet tregojnë gjashtë Objekte Fluturuese që shfaqen mbi Marinën Amerikane në brigjet e Kalifornisë. Një nga fotot në fjalë tregon një objekt në formë piramide, ndërsa më skeptikët ende e konsiderojnë atë si dron apo balonë. Një punonjës i Pentagonit i cili ndihmoi në përpilimin e raportit konfirmoi se fotot dhe videot në fjalë u morën nga stafi dhe jo nga amatorë që përpiqeshin të kapnin UFO-t me lentet e tyre. Shërbimi i Inteligjencës i Marinës Amerikane, i cili specializohet në "standardizimin, mbledhjen dhe raportimin" e avionëve të pashpjegueshëm, do të paraqesë imazhet si prova në Kongres qershorin e ardhshëm, sipas raportit.
Burimi: The Independent |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania