Hapja e një vrime në tokë dhe fshehja e të brendshmeve nën tokë së bashku me qeset e çajit mund të duket si një ritual i çuditshëm. Por në Zvicër, e gjitha bëhet në emër të shkencës. Kjo pasi një studim i ri nga instituti i kërkimit Agroscope së bashku me Universitetin e Cyrihut kërkon pjesëmarrjen e qytetarëve për të kryer projektin. Një mijë vullnetarë nga i gjithë vendi do të marrin dy palë të brendshme pambuku dhe gjashtë qese çaji, të cilat do t'u duhet t'i varrosin në një fushë, livadh ose kopsht.
Pas dy muajsh, gropa do të gërmohet dhe vlerësohet gjendja e saj për të përcaktuar cilësinë e tokës. Sipas studiuesve ky projekt do të provojë që organizmat aktivë jetojnë në tokë do të japin të dhëna mbi cilësinë e tokës.
Eksperimenti i parë i këtij lloji i kryer në 2019 në stacionin Agroscope në Cyrih kishte treguar se, në shumicën e rasteve, vetëm brezi elastik mbetet i paprekur pas dy muajsh. Pjesa tjetër është e përpirë nga krimbat e tokës, bakteret, kërpudhat, marimangat dhe mikroorganizmat e tjerë që fshihen nën tokë. Dhe kjo është një shenjë se toka e Zvicrës është në formë të shkëlqyeshme.
Burimi:thelocal.ch. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA