JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

(1.3 MLD Tender) ‘Niku i Ndranghettas’, burri i drejtoreshës së Ramës abonim mujor me lekët e shqiptarëve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/04/2021 16:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithëve padyshim na kujtohet fraza e famshme “NIKU i përgjimeve të Ndranghetass”, personazhi misterioz që vuri në lëvizje një popull të tërë për t’iu bërë publik identiteti dhe u zbulua nga mediat vetëm pas pak orësh. Nik Halili as nuk u hetua nga SPAK se i ishte përmendur emri si sekseri i lali Erit për pazaret 20%-she me tenderat dhe as për përfitimin në shkelje të parave publike me kompanitë e tij që e kanë kthyer tregun e oksigjenit në spitalet e vendit, në monopol. Tenderat me këtë objekt merren të gjitha nga Niku, aq sa e kanë zhvendosur në krye të listës së multimilionerëve të Shëndetësisë, kur deri para pak muajsh as nuk njihej.

Shumë herë kemi shkruar për Nikun, bashkëshortin e Luneda Sufalit drejtoreshës së SHSSH, i cili po ha paratë e buxhetit të shtetit çdo muaj, duke qenë i “abonuar” me disa milionë apo miliardë nga taksat e shqiptarëve që i futen në xhep brenda natës. Këtë radhë Halili e ka nisur muajin mbarë me një 1.3 miliardësh të vogël nga Spitali i Durrësit për oksigjen të lëngshëm. Tender i fituar si konkurrues i vetëm, nëpërmjet një marrëveshje kuadër, i cilësuar me FLAMUR TË KUQ pikërisht për këtë arsye.

Sipas statistikave për kompanitë e sektorit të Shëndetësisë, GTS e Halilit është ngjitur papritur në vend të dytë përsa i përket vlerës së kontratave publike të përfituara, me mbi 24 Miliard Lekë për 105 tendera të përfituar. Në listën e tenderave të këtij sektori, kompania e Halilit rezulton si abonuese mujore përfituese e shifrave të majme nga paratë publike.

Një listë me vlerat e tenderave të fundit mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa ndër 105 në total, më shumë se gjysmën e tyre i ka të cilësuara si tendera me risk, të përfituara për shkak të mungesës së konkurrencës.

Fiksojeni mirë Nikun sepse është një ndër ata që gllabërojnë vlera të majme nga paratë e buxhetit të shtetit dhe nuk i hyn gjemb në këmbë.


Investigimi/ NIKU i përgjimeve të NDRANGHETAS shtoi llogarinë me 1.1 MILIARD për 4 ditë!

Hapet thesi i Shëndetësisë! NIKU i përgjimeve të NDRANGHETAS rrjep 10 MILIARDË LEKË nga paratë e shqiptarëve

1.1 MILIARD LEKË në ditë | Partneri i NIKUT të përgjimeve të Ndranghetas lahet me paratë e popullit, s'ia ndjen për SPAK!

Oligarkëve u ndahen me thasë taksat e shqiptarëve! 200 MILIONË për Nik Halilin e përgjimeve të Ndranghetas

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.