Mbrëmjen e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan. Ndërkohë, pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku thuhet se në katin e pestë të një pallati në këtë lagje, në banesën e një çifti të moshuarish ka rënë një plumb qorr. Ende nuk dihet nga ka ardhur plumbi, ndërsa të lënduar nuk ka. Policia ka blinduar qytetin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.