Ditën e sotme Kavaja u trondit nga një ngjarje horror që ndodhi në fshatin Manskuri, ku një krim pasioni i mori jetën shtetases Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe dhe bashkëshortit të saj Bilbil Shirja. Ishte ky i fundit që për arsye xhelozie dogji për së gjalli në makinë bashkëshorten e tij, nêna e dy fëmijëve dhe më pas u vetëvar në një pemë. Javën e ardhshme çifti do të dilte në gjyq për seancën e radhës për divorcin pasi prej kohësh kishin probleme me njëri tjetrin. Këto kanë bërë që gruaja të ikë nga shtëpia dhe kohët e fundit jetonte me prindërit e saj në Shkallnur të Durrësit.
Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila ishte e martuar dhe e një djali, adoleshent. Në banesën e tyre tanimë janë hapur dyert e mortit ndërsa policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje të afërm dhe familjarë të çiftit për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të krimit të rëndë.