Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës. Shtetasi Bilbil Shirja 48 vjeç ka djegur për së gjalli në makinë gruan e tij, Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe. Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe fqinjët e tyre të cilët shprehen se e shihnin çdo ditë çiftin Bilbil dhe Fëllënxa Shirja, por nuk kishin konstatuar asnjë problem mes tyre.
Dy të tjerë thanë për “BallkanWeb” se as Zoti nuk ka për t’ja falur Bilbil Shirjes që dogji të gjallë të shoqen brenda një makine dhe më pas vetëvari veten në pemë.