Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke kujtuar Betejën e Koshares në rrjetin social Twiter, gjatë ditës së djeshme nuk ka përmendur fare termin UÇK’së por atyre i është referuar si vajza dhe djem të guximshëm, andaj edhe kjo ka nxitur reagime nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimnate të Kosovës, shkruan Gazeta Metro. E ndaj kësaj ka reaguar edhe aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili ka thënë se “ne nuk ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK’në.
“z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Lushi si kundërpërgjigje ndaj Albin Kurtit.