Një ngjarje e rëndë është regjistruar sëfundmi në Kavajë. Burrë e grua janë gjetur të vdekur. Mësohet se burri është gjendur i vetëvarur në pemë ndërsa gruaja e djegur në makinë. Ende nuk ka detaje mbi këtë ngjarje, përveçse njoftimit të policisë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.