Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Mësohet se gjatë mesditës së sotme, në Athinë është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i kronikës së zezë në Greqi, George Karaivaz. Sipas mediave në vendin fqinj, gazetari u qëllua me 17 plumba, por 6 prej tyre i morën jetën. Karaivaz u vra menjëherë pasi doli nga emisioni, teksa ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou.
Bëhet me dije se trupi i pajetë i gazetarit të kronikës së zezë, u gjet i shtrirë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë. Pas ekzekutimit, vrasësit mësohet se janë larguar me një motor skuter si dhe kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
Karaivaz punonte pranë “Star Channel” ku zbardhte ngjarjet policore, ndërsa njihej në Greqi si gazetar që hulumtonte ngjarjet e kronikës së zezë.
Burimi: goal-trikala.gr/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania