Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë pasi një një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare i cili ishte shtruar në spitalin 'Kryqi i kuq' për shkak se ishte i infektuar me Covid, i ka shkëputur aparatin e oksigjenit një 76-vjeçari të intubuar. Mediat greke kanë zbuluar se 60-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe po hetohet edhe e shkuara e tij. 60-vjeçar, i cili po trajtohej së bashku me 76-vjeçarin ndërpreu oksigjenin e të moshuarit pasi po bezdisej nga zhurma e ventilatorit. 60-vjeçari është arrestuar ndërsa e kaluara e tij kriminale dhe psikiatrike është vënë nën hetim. Thuhet se shqiptari është akuzuar në vitin 2006 për sulm dhe dëmtim trupor, ndërsa në 2019 ishte proceduar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Kur mjekët morën vesh se çfarë kishte ndodhur, u aktivizua sistemi i alarmit të aparatit të frymëmarrjes, me të cilin u intubua pacienti fatkeq. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 76-vjeçarit ishte duke u përmirësuar ndjeshëm, deri në momentin që shqiptari i "mori jetën". Sipas mjekëve kurues, vetëm personeli u lejua rreptësisht të hynte në klinikë. I ndjeri, i cili ishte i intubuar, nuk ishte në gjendje ta hiqte pajisjen më vete. Reparti i spitalit u hulumtua nga Laboratorët e Forenzikës dhe u gjet një shenjë gishtash e M.S në pajisjen e ventiluesit. Pacienti shqiptar fillimisht mohoi çdo përfshirje, por policia sipas mediave kishte prova të pakundërshtueshme, që ishin shenjat e gishtave.