Kryeministri Edi Rama po flet në lidhje me situatën e krijuar në Rinas pas pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të cilët shprehen të pakënaqur dhe të stresuar për shkak të pagave. Teksa u pyet përse ai vetë nuk ka stres, Rama u mundua të ironizonte kontrollorët duke kujtuar se që kur ka ardhur në pushtet s'ka bërë asnjë rritje rroge për kabinetin qeveritar, madje ua përgjysmoi gjatë pandemisë. Sipas KM, stres kanë edhe punonjësit e doganave, shërbimeve dhe pikave kufitare.
Rama tha:
Po pse unë nuk kam stres, po ça do të dal të ankohem më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur. Ka një arsye kjo, plus kësaj, në periudhën e parë përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në ato kushtet e vështira. Po pse stres nuk kanë ata që rrinë atje në dogana dhe pika kufitare, apo në shërbime pa fund? Po këta janë në kullë, cfarë stresi kanë, stresi është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër. Ne ishim menduar për më të keqen. Ne kemi qartësisht atë arsyen për të qenë të përgatitur.