Pezullimi i punës së kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit riktheu edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve te ajo çfarë ndodh në ambientet e brendshme të këtij institucioni që jo shumë njerëz e dinë. Punonjësit e “AlbControl” e cila është kompania shtetërore që duhet të menaxhojë hapësirën ajrore shqiptare, pezulluan punën për shkak të stresit dhe paaftësisë për të punuar. “Albcontrol” është kompania me numër identifikimi J61908011H që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror dhe prej shumë vitesh menaxhohet nga ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Por në një kohë që kryeministri Edi Rama i mëshon faktit që në shërbimet publike dhe institucionet zyrtare nuk duhet të ketë punësime që kanë të bëjnë me lidhje familjare e klanore-partiake, krejt e kundërta ndodh në realitet. Duket se Rama ka harruar të ‘hedhë një sy’ nga “AlbControli” i Ballukut që është kthyer në një institucion klanor ku të shefat kanë lidhje me politikën e vazhdojnë punën të qetë çdo ditë. Të gjithë ata, që komandojnë e kontrollojnë punët në këtë ndërmarrje, janë familjarë të shefave të qeverisë e kupolës politike, të cilët, kryeministri i kapur nga krimi, nuk i largon dot, mbasi ata i kanë kryer, mbuluar e zhdukur shumë zullume. Ndërsa në vitin 2019 në krye të “AlbControl” është vendosur Mina Kusta, emër i njohur për tenderimet në favor të oligarkëve të qeverisë e vetë Ramês.
Ja disa prej shefave në “Albcontrol”, që kanë lidhje familjare me shefat e politikës
(Shënim:Lista është e vitit 2019)
