JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbappe shkëlqen në “Allianz Stadium”! PSG fiton finalen e parë ndaj Bayern München
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 23:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme u zhvilluan ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League. Bayern München dhe PSG u përballën në “Allianz Stadium” me fitoren e parizienëve. Ishte Mbappe ai që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë falë assitit nga Neymar dhe momentit të “papërshtatshëm” për Neuer. Ndërsa 25 minuta më vonë, PSG realizoi edhe golin e dytë. Sërish asist i Neymar i cili përfitoi nga mbrojtja e dobët e vendasve dhe finalizim i thjeshtë për brazilianin Marquinhos.

Por pjesa e parë nuk mund të mbyllej me kaq për bavarezët të cilët rihapën ndeshjen në minutën e 37-të. Një kros nga Pavard u finalizua me një gol të bukur me kokë nga Choupo-Moting, i cili zëvendëson në majë të sulmit Lewandowskin e dëmtuar. Ndërsa për pjesën e dytë Muller u sigurua të barazonte rezultatin me një gol në minutën e 60-të. Mbappe trefishoi rezultatin tetë minuta më vonë. Ekzekutim fantastik i yllit francez, i cili riktheu në avantazh sërish skuadrën e tij.

Bayerni tentoi deri në fund të shmangte disfatën, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë pavarësisht rasteve të krijuara. Përfundimisht 2-3 për PSG, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më datë 13 prill në kryeqytetin francez.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?