JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Studim në Kili: Një dozë nga ‘CoronaVac’ vetëm 3% efektive ndaj virusit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studim në Kili, i cili ka një nga fushatat më të përparuara të vaksinimit në Amerikën e Jugut – kryesisht me Coronavac të Kinës, ka zbuluar se vetëm një dozë e parë nuk mbron nga infeksioni i koronavirusit. Studimi nga Universiteti i Kilit zbuloi se vaksinimi ishte 56.5 për qind efektiv në mbrojtjen e njerëzve të vaksinuar dy javë pas dozës së dytë, dhe 27.7 për qind efektiv brenda dy javëve të para. Por për një dozë të vetme, efikasiteti në 28 ditë midis dozës së parë dhe të dytë ishte vetëm tre përqind – në të njëjtin nivel me kufirin e gabimit në studime të tilla, tha ai. France24 shkruan se studiuesit vlerësuan efektin e vaksinës kineze Coronavac dhe Pfizer-BioNTech. Efikasiteti i vaksinës kineze ishte 54% në Brazil ndërsa ajo e Pfizer ishte 94%.

Studiuesit thanë se është e qartë se doza e parë nuk ka ndonjë efekt përkatës pas katër javësh që do të thotë se marrësi ishte po aq i prekshëm ndaj infeksionit sa një person i pavaksinuar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?