Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Korçë, ku një 27-vjeçar u aksidentua me zetor. Sipas “newsbomb” freza e zetorit i preu të dyja këmbët djalit në fshatin Porodinë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet shumë e rëndë për shkak të hemoragjisë. A.M. ishte duke punuar arën në fshat kur pësoi aksidentin. Ai fillimisht u transportua drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku mori ndihmën e parë mjekësore, por hemoragjia ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet. 27-vjeçari po transportohet me helikopter tek Spitali i Traumës në Tiranë.