Kandidati për deputet i PS-së, Pandeli Majko mbrëmjen e sotme ka folur në news24 në lidhje me zgjedhjet. Majko ka thënë se pushtetin në Shqipëri nuk e rrëzon opozita, por ai bie vetë. Ndër të tjera, ai u shpreh se kush ka votuar për PS, nuk bën vaki që të votojë për kundërshtarët, ndërsa shtoi se nëse ata nuk shkojnë në votime, ka rrezik që të shihet ‘gremina’.
Më konkretisht, Majko tha:
Nëse nuk dalin të votojnë, ka rrezik që do shohim greminën. Aty kemi ankthin, ankthin e socialistit. Nëse PS do të humbasë zgjedhjet, ata do të humbasin statusin e tyre social. Ajo që po diskutojmë aktualisht është se çfarë po ndodh me ne. Në 26 prill do numërojmë një verdikt. Nëse do të flasim për atë që s’kemi bërë ne, ka një justifikim. Në Shqipëri nuk është heq nga pushteti opozita, por bie vetë. Shqipëria ka kaluar disa kriza kohët e fundit, për të cilat nuk kanë shfaqur dobësinë tonë, por të palës tjetër.