Zgjedhjet në Bullgari/ Rinia: Ose do rrëzojmë qeverinë e korrupsionit ose do emigrojmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.04.2021, 19:24

Të dielën zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Bullgari. Sipas DW rinia thotë se duan ta ndryshojnë vendin e të luftojnë korrupsionin, duke theksuar se nëse nuk ia dalin, ata shohin vetëm një alternativë, emigrimin. Qetësi në bulevardin Vitosha, nuk ndjehet atmosferë fushate elektorale. Vetëm disa anëtarë të partisë opozitare "Ngrihu! Zhduke mafian” transmentojnë live në Facebook mitingun e tyre. Kjo parti doli si lëvizje pas demonstratave kritike ndaj qeverisë në verën e vjeshtën e shkuar. Një parti që synon të fitojë besimin e zgjedhësve për të penguar mandatin e tretë të kryeministrit, Bojko Borisov.

Në mesin e fushatës zgjedhore, Bullgaria u fut në një lockdoën të ri edhe pse qeveria kishte premtuar të hapte gastronominë dhe të bënte lirime të tjera. Por, megjithë menaxhimit jo të suksesshëm të pandemisë dhe demonstratave masive kundër korrupsionit, partia e kryeministrit, Bojko Borisov “Qytetarët për një Zhvillim Europian të Bullgarisë”, GERB kryeson sondazhet me një avantazh të ndjeshëm.

Pse? Një qytetar në qendër të Sofjes ka një përgjigje për këtë: “Opozita nuk është forcuar akoma. Unë preferoj atë që e njoh ndërkohë, edhe nëse nuk është më e mira."

Por, shumë bullgarë të rinj nuk janë të këtij mendimi. 29-vjeçari, u vlerësua me notën më të lartë të dhënë ndonjëherë në Universittein e tij. Shanset e tij në botë për karrierë do të ishin shumë të mira. Megjithatë Dimitari u kthye para gjashtë vjetësh në Bullgari dhe kandidon për listën e “Bullgarisë Demokratike", një aleancë liberale e djathtë.

Dimitrov është i bindur që Bojko Borisov dhe qeveria e tij janë të konsumuar, të delegjitimuar dhe të dëmshëm për jetën politike dhe publike në Bullgari. Studiuesi i ri përfaqëson një gjeneratë të bullgarëve që mendojnë globalisht, por veprojnë lokalisht. Dëshira e tij është që këta të rinj shpesh me arsim të shkëlqyer të angazhohen në politikë dhe të presin lidhjet e vjetra. Pikërisht këtë e duan Iva dhe Atanasi. Vitin e kaluar ata morën pjesë në demonstratat kritike duke thirrur "Mafia! Korrupsion!”. 27-vjeçarët janë çift dhe punojnë si forca të kualifikuara në "Digital Management”. Iva ka studiuar në Austri, por është kthyer para tre vitesh në Bullgari.

Atanasi thotë:

Në asnjë sektor të politikës nuk gjej njerëz që vërtet e kuptojnë atë që bëjnë. Burokracia dhe mungesa e kompetencës janë të pranishme gjithandej. Në të vërtetë nuk shoh asnjë partner të mundshëm për qeverisje

Ndërkohë, Iva e plotëson duke thënë:

Nepotizmi dhe korrupsioni janë të kudogjendur.

Kujtojmë se Bullgaria së bashku me Hungarinë dhe Rumaninë zënë vendet e fundit në BE në indeksin e perceptimit të korrupsionit të publikuar nga Transparency International. Edhe në çështjet e lirisë së shtypit, Bullgaria zë vendin e fundit në vendet e BE, në renditjen e “Reporterëve pa kufi". Bullgarët e rinj dolën në rrugë pikërisht kundër korrupsionit, nepotizmit dhe mediave të komanduara politikisht, ata duan ta luftojnë këtë me votë ose me kontribut në parlament.

Sipas sondazheve, partia Bullgaria Demokratike, partia urbane e Dimitrovit mund të fitojë 6-7% të votave dhe nuk është e qartë nëse do të krijojë një koalicion me partitë e tjera. Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve? Të rinjtë që demonstruan në Bullgari shpresojnë që megjithatë shteti të marrë një drejtim të ri. Rinia thotë se shpreson që gjërat të ndryshojnë. Dhe nëse jo? “Protesta" dhe nëse nuk shohin asnjë ndryshim, atëherë sipas tyre u mbetet vetëm emigrimi.

Vlen të theksohet se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjithë regjimet politike. Ai gjendet kudo në Shqipëri, kryesisht në politik. Por, nuk mund të mungojë edhe në sistemin gjyqësor, doganat, agjencitë e privatizimit, të rregjistrimit e konpensimit të pronave, shërbimet shëndetësore të cilat janë ndër sektorët më të korruptuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit