Me këtë LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
Gashi tha para mediave se Ligji nuk është tërhequr dhe situata s’ka ndryshuar ende
“Lëvizja Vetëvendosje ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje. E ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë ende”, ka thënë Gashi.
Ai tha gjithashtu ka thënë se Ligji duhet të tërhiqet automatikisht dhe të jepet garanci për reformë zgjedhore substanciale.
“Ky Ligj duhet automatikisht të tërhiqet dhe të jepet garanci për një reformë zgjedhore substanciale përfshirë edhe kërkesën e VV-së. Për seancën e jashtëzakonshme ka ndërhyrje në listën e nënshkruesve te deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit kandidat, kemi një moment që janë fshirë në mënyrë fizike tre emra”, tha Gashi.
Shefi i deputetëve të LDK-së tha se partia e tij është që të organizohen zgjedhje edhe në ambasada e konsulata.
“Kërkesa jonë është me arsyeshmëri, përherë të parë në Kosovë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshojë rregullat e lojës dhe procesin zgjedhor. Ne jemi që të përfshihen të gjitha komentet dhe sygjerimet, ne jemi për reformë substanciale dhe jemi që ambasadave dhe konsulatave të ju mundësohet organizimi i zgjedhjeve”, tha ai.
Tutje deputeti Gashi tha se pa u zgjidh problemi me listën e nënshkruesve nuk marrin pjesë në seancë.