JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Blendi Gonxhja i jep 135 milionë tender për uniformat e punonjësve, personit që garoi i vetëm   
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/03/2021 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjithmonë e më tepër kohët e fundit, po vihet re tendenca e garimit të vetëm një kompanie në tenderat e organizuara nga institucionet në varësi të shtetit. Duket se qëllimi në vetvete është thejsht shpërndarja e parave aty ku janë paracaktuar, pa e vrarë mendjen që të paktën sa për letra të fusin disa garues.

I tillë rast është edhe një tender që ka organizuar Blendi Gonxhja nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje uniforma për punonjësit e Drejtorive Rajonale, Kontrollit Teknik të Mjeteve, dhe Task-Forcës” me numër reference REF-87012-02-15-2021. Fondi limit i tij është 11,608,300 lekë të reja pa tvsh.

Rezulton se tenderin e ka fituar një person fizik i quajtur GENTIAN SADIKU për vlerën 11,261,890 lekë të reja pa TVSH. Përveçse ky person ka qenë i vetmi pjesëmarrës në tender (pra nuk ka patur fare konkurrencë), shikohet gjithashtu se vlera e ofruar prej tij është sa 97% e fondit limit. Të gjitha këto krijojnë dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?