Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit Arjan Sala vijojnë pa rezultat. Roja prej mëse dy ditësh u bllokua nga flakët në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë. Ndërkohë, pak më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se gjatë kësaj kohe është kërkuar me aparat termik nga FA për trupin e 33-vjeçarit, por pa rezultat se ato funksionojnë vetëm kur trupi është në jetë. Aktualisht shpresa mbetet kërkimi me aparat metalesh, pasi i riu ka patur unazë floriri në gisht. Vlen të thuhet se për shkak të temperaturave të larta, në disa vende ka shkrirë edhe metali.

