]
Të enjten ka vdekur nga koronavirusi aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia Luran Ahmeti.
Sot atij i është dhënë lamtumira e fundit.
Miq, kolegë e qytetarë kishin shkuar për të përcjell për në banesën e fundit.
Lamtumira ju dha nën duartrokitje dhe arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin shqiptar.
Ai gjithmonë kishte thënë “Unë do te vdes por Shqipëria kurrë s’do të vdes”
Luran Ahmeti ishte një aktor i suksesshëm dhe i njohur në mbarë Ballkanin pasi ka marrë pjesë në shumë projekte të rëndësishme teatrale dhe kinematografike. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e filmit “Taken” një produksion gjigand dhe ka luajtur përkrah aktorit Hollivudian Liam Neeson. Ai ka qenë edhe aktor në serialin turk Sylejmani i Madhërishëm e shumë seriale e fila të tjerë.
Për punën e tij të madhe dhe prej talentit të tij ishte vlerësuar shumë herë dhe me çmime të rëndësishme.

