Bjordi nuk ia doli! Vdes fëmija 6 muajsh, për të cilin u kërkua ndihmë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2021, 16:42

"Fëmijët janë dhuratë e çmuar që Zoti ia jep njeriut. Dashuria për ta është e mbjellë në shpirtin e njeriut. Sot me zemer te thyer ju njoftoj se Bjordi im nuk është më ne mesin tone, at e deshti Allahu me shumë se une."

Ky është njoftimi i dhimbshëm që nëna e Bjordit e dha sot.

Bjordi ishte 6 muajsh dhe që nga lindja kishte një problem shëndetësor. Edhe pse u trajtua në Turqi, pas një kohe gjendja iu përkeqësua përseri, dhe këto ditë shumë qytetar ndihmuan dhe apeluan që të ndihmohet familja për ta trajtuar edhe një herë vogëlushin tashmë të ndjerë. Bjordi fatkeqësisht nuk ia doli!

Njoftimi i nënës së Bjordit:

Kur e kuptova qe jam shtazane desh u çmenda nga gëzimi sepse i dua femijet shumë shumë, kam kaluar nje shtatëzani perfekte perveq momentit final aty kam pas shumë probleme gjatë lindjes me operacion e pastaj 3 dit kam qene ne intenzive, pasi e mora pak veten ashtu e operuar jam kujdes per Bjordin edhe pse disa her varra më është kapluar me gjak por ska pas rendesi me rendesi ishte Bjordi im i bukur qe u dashurova me sytë e tij,me aromen e tij,me butësin e tij thjesht ai tani ishte fryma ime që unë i kisha dhënë jetë dhe qaja nga gëzimi ishte ndjenja më e bukur që ma ka dhon Zoti gjersa knaqesha që e kisha në kraht e mi vjen doktorresha dhe mē thotë që kemi dyshime që ka probleme shëndetesore djali juaj, un shokova per një moment dhe e dërgova te mjeku dhe e kuptova qe djali im ka problem me zemer aty mu rrenua bota, po prap mora forcen per me gjet sherimin sepse une jam nane, jam femen ,jam heroin.

Më erdh mundesia nga shteti e derguam djalin ne Turqi gati 4 muaj syt e mi skan pa gjum duke shpresuar qe djali do të behet më mire, dhe djali u bë mirë pas dy operacioneve ai prap u bë i fort djali im tash ishte mirē e u kthyem në Kosove. As 10 ditë nuk nejti Bjordi në shpi filloj prap me ju keqësu gjendja e dergum ne Spitalin e Prishtines. Edhe aty janë munduar me gjdo kusht me i gjet shërim por fatkeqesisht infeksioni ja kishte kapluar gjith trupin gjë që ishte e pamundur me e transferu diku tjeter.

E sot unë ndjeva ftohtesi në trupin e tij Bjordi im i bukur ndërroj jetë u be melaqe me krahe. Ky është caktimi i Allahut e unë jam besimtare duhet me pas gajret e shpirti i tij le te prehet ne paqe. Dua që kushdo qe e lexon këtë status ti falenderoj nga thellësia e shpirtit per gjdo ndihme dhe lutje që është bo per Bjordin tem për gjithsecilin jam mirenjohese edhe falenderuse gjithmone.

Zoti ju bekoft dhe ju ruajt inshallah.🤲🤲🤲🙏😢👼 BJORDI jem u kon luftarak shumm👼 Ai u kon engjulli jem..💙🤲🙏👼

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit