Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-efektivin e forcave të policisë "Shqiponja", Nevaldo Hajdaraj. Hajdaraj akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mbrëmjen e 8 dhjetorit shumë pranë banesës së tij në Laprakë. I vëllai dhe xhaxhai i Klodian Rashës kanë mbërritur në Gjykatë dhe do të jenë të pranishëm në seancë. Efektivi i forcave "Shqiponja" u arrestua fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej.
Vijon...
