Federata e Futbollit e Belizesë, (shtet në Amerikën Qendrore), shprehu zhgënjim e madh, pasi autobusi i ekipit që transportonte skuadrën nga aeroporti për në hotel u ndalua nga një grup banditësh me armë dhe motoçikleta. Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes në Haiti, pasi skuadra mbërriti në kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince, për eliminatoret e Kupës së Botës 2022.
Pavarësisht shoqërimit nga policia, autobusi i ekipit u ndalua nga banditët dhe efektivët u detyruan të negociojnë me ta që ekipi të vazhdonte udhëtimin për në hotel. Gjithçka u zgjidh pa pasoja fatmirësisht, por mediat e huaja nuk bëjnë me dije nëse u arrestuan apo jo anëtarët e bandës që sulmuan futbollistët.
Burimi: CNN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA