Çështja e shembjes së ndërtesave historike dhe me vlera tradiconale në Tiranë është rikthyer edhe njëhrë në qendër të debateve dhe diskutimeve. Fillimisht u nis me Teatrin Kombëtar dhe së fundmi me shembjen e Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë". Në lidhje me këtë ka folur në Ora News edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci. Sipas tij Rama dhe Veliaj janë arkitektët e shkatërrimit.
Goci tha:
E gjithë arena e politikës ka neglizhuar dhe ka parë përfitimin. Ai që është arkitekti i shkatërrimit është Rama dhe Veliaj, deri te Instituti i Monumenteve. Por mendoj se analiza duhet të bëhet më e thellë. Unë pres që opozita të mos nxjerrë vetëm foto të asaj godinës pas Sahatit në Tiranë, por të thotë se do të shembet. Dhe këtu fillon kthesa e historisë së Shqipërisë, në momentin që shembet godina e parë që është bërë në mënyrë të padrejtë. Nëse do të ishte për mua, unë do ta kisha hedhur direkt në tokë.
