“Do rri me burrin, duhet të ndahemi”/ 28-vjeçarja përfundon në spital pasi e rrahu i dashuri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2021, 20:18

Tradhtia nuk u përket vetëm meshkujve. Dhe aspak vetëm burrave të martuar. Gratë e martuara tradhtojnë po njëlloj e madje edhe ato si burrat e martuar, preferojnë beqarët. Rasti si vijon që u zbulua nga një plagosje tregon se si një grua, në një moment të lidhjes së fshehtë i duhej të vendoste dhe të zgjidhte midis të dashurit beqar dhe bashkëshortit. Por kur i peshoi të gjitha me ftohtësi, ishte e qartë se mbi të gjitha bashkë me burrin do të humbiste edhe fëmijët. Ndaj dhe u kthye tek i shoqi. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga djali beqar, i cili në nerva e sipër e rrahu në mes të rrugës dhe më pas e qëlloi me sende të forta që dyshohet se ishin gurë.

Sipas burimeve policore të Gazetasi.al, ngjarja ndodhi në territorin e komisariatit numër 5, dhe historia është mbajtur me procesverbal në Spitalin Ushtarak nga një oficer krimesh me inicialet S. H. Gruaja e plagosur që u mor në pyetje për të treguar se çfarë i ndodhi ndonëse fillimisht kishte thënë se një i panjohur e sulmoi para policisë u dorëzua dhe nuk tha asgjë tjetër përveç të vërtetës. Policia thotë në rrugë jozyrtare se E., e moshës rreth 28 vjeç ka dy fëmijë të mitur dhe për shkak se jeton në periferi doli nga banesa me justifikimin se po nxirrte fëmijët tek lodrat.

“B. V. e kam mik prej vitesh dhe prej katër vitesh ne ishim të dashur të fshehtë. I thashë se duhet të ndaheshim pasi po rrezikoja jetën bashkëshortore dhe se nuk mund të vazhdoja më. Kur po ktheheshim dhe fëmijët po vraponin përpara nesh, biseda u zhvillua pak e tensionuar për faktin se i kërkova ndarjen. Gjatë rrugës diku në X. vend në momentin kur isha pak hapa përpara shtetasit në fjalë, ndjeva goditje me një send të fortë në shpinë”.

E reja shpjegon se nuk e dalloi se me çfarë u qëllua dhe për pak sekonda pati gjendje të fikëti dhe errësim sysh.

“Pas disa minutash u përmenda dhe fillova të lëviz në drejtim të banesës që nuk e kisha larg dhe me të mbërritur ju kërkova të më çonin në spital”, shton e reja duke pranuar faktin se të afërmeve ju kishte pohuar një tjetër version. Për këtë arsye Gazetasi.al ka zhvendosur të dhëna që do të mund ta identifikonin gruan, mes të cila edhe komisariatin ku u dorëzua kallëzimi, por jo inicialet e agjentit që po e heton këtë ngjarje.

“Gjatë katër viteve që ndenjëm të lidhur B. V. u soll mjaft mirë me mua. Kujdesej që lidhja intime të mos zbulohej dhe u kujdes që askush të mos e mësonte këtë gjë, aq më tepër që më kishte kërkuar ndihmë që ti gjeja një nuse të mirë me tradita sipas zonës prej nga vijmë”, thotë më tej e reja.

Sipas saj duke parë që po rrezikonte dhe duke parë që lidhja ishte kthyer e qëndrueshme, ajo shton se nuk po gjente më alibi se si të largohej për takimet. Historia jashtë martesore mësohet sipas burimeve që i referohen rrëfimit në fjalë, nisi nga punësimi i beqarit për të rregulluar shtëpinë private të çiftit.

“Kisha tre muaj që ia kisha shprehur vendimin, por B.V nuk pranoi. Ndaj e takova dhe i thashë në sy që mes tij dhe burrit, zgjidhja tim shoq. Kjo e nevrikosi mesa duket dhe në nerva të çastit më ka goditur pas shpine. Kërkoj që ndaj këtij personi të mos ndërmerret asnjë veprim pasi edhe unë kam faj në këtë mes”, mbyll rrëfimin e reja.

Policia tregon se i shoqi i gruas vijon të jetë i bindur se gruaja është goditur nga të panjohur. Sidoqoftë i dashuri i braktisur mësohet se është shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Atij i është kontrolluar banesa gjatë kërkimeve, por në shtëpi nuk i është gjetur asnjë send i ndaluar. Burrat që tradhtojnë. Këta janë më të shumtë ndaj dhe sjellim historinë e një trekëndëshi të pabesueshëm që është mbyllur me rrahjen e të dyja grave. Njëra është gruaja dhe nëna e një djali. Tjetra e dashura. Autor; bashkëshorti dhe njëkohësisht i dashuri. Sipas burimeve policore, A. V u zbulua që mbante lidhjen paralele prej shtatë vitesh. Me profesion inxhiniere në një kompani në kryeqytet, gruaja kishte nisur kërkimet për vajzën e çuditshme që pasi i zbuloi identitetin në rrjetet sociale, vendosi të komunikojë direkt me të.

“Ne kemi një djalë të moshës 15 vjeç. Marrëdhënia martesore ka pasur uljet e ngritjet e saj, por asnjëherë kriza pas të cilave mund të diskutohej vazhdimësia apo probleme si ato që zbulova rrugës. Isha e bindur që diçka po ndodhte, im shoq kaloj një transformim dhe ishte nën ndryshim që është përtej tipit të tij. E zbulova lidhjen nga rrjetet sociale dhe për tu bindur, me durim vendosa ta takoja. U habita kur më tregoi që ai më kishte prezantuar si një grua prej të cilës për çështje kohe do të divorcohej. Kisha qenë sipas tij një grua e pagdhendur”, – thotë gruaja në polici menjëherë sapo u paraqit për të kërkuar urdhër mbrojtjeje. Por së bashku me të ishte edhe e dashura e fshehtë që po ashtu kërkoi urdhër mbrojtjeje të menjëhershme. Edhe ajo ishte rrahur nga i dashuri, i cili në mungesë të informacionit nuk ka kuptuar nëse e dashura kishte folur me të shoqen. Apo kjo e fundit i kishte nxjerrë të palarat. I kapur gafil ai i ka rrahur të dyja.

“Dua ta padis për mashtrim. Në prezantimin e parë u hoq si beqar. Më pas tha se po bënte shaka pastaj theksoi po korrigjohem, jam në proces divorci. Për shtatë vite shprehej i pakënaqur nga martesa dhe më quante dashuria e jetës”, deklaron e reja, që kujton se u njoh me të martuarin në vendin e saj punës ku shet pajisje elektroshtëpiake.

Mbasi të dyja gratë janë ulur me njëra tjetrën dhe mbasi kanë folur gjatë për sjelljet e burrit, edhe gruaja edhe e dashura e fshehtë janë kthyer në rutinën e tyre. Të dyja kanë premtuar se do ndaheshin prej 41-vjeçarit A. V. Kur gruaja e ka takuar në shtëpi sipas policisë, ajo thotë se ka mbajtur qëndrim të ftohtë dhe ka refuzuar të komunikojë me bashkëshortin. “Por më kapën të dridhurat, kisha një inat të brendshëm dhe doja ta përplasja. Ishte e pakapërdishme. I kishte dërguar fotografi familjare kur ishim në festa familjare dhe të ambienteve të shtëpisë, poshtërsi. Zieja dhe i fola nëpër shtëpi jo me emrin e tij por të dashnores dhe u afrua, humbi kontrollin dhe bërtiti, – çfarë ishte kjo. Më vuri poshtë me grushte dhe kërkonte përgjigje”, thekson gruaja, e cila nuk i ka dhënë asnjë shpjegim.

Më tej ai ka telefonuar të dashurën dhe në sy të gruas ka kërkuar shpjegime. Por ajo i ka fikur telefonin. “Kur mbërriti tek puna ime, hyri në dyqan duke turfulluar, absolutisht ndryshe nga mashkulli xhentil dhe i butë që shtirej. I thashë që është një njeri i sëmurë dhe maniak që për të mbajtur dashnore gënjen dhe mashtron”, kujton nga ana e saj në polici vajza e re që brenda pak minutash është rrahur prej tij në sy të kolegëve.

‘E çuditshmja është që të dyja gratë u paraqitën së bashku për urdhër mbrojtjeje, – deklaron zyrtari i policisë i cili pa vonesë mësohet se ka firmosur urdhrin për të marrë dëshminë e burrit tradhtar. Por ndonëse agjentët e kanë kërkuar, ai rezulton me telefon fikur dhe i padisponueshëm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit