Pas postimit provokues në Instagram nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq lku postoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në të, e me një mbishkrim nxitës për trazirat e marsit të 2004, në Kosovë është iniciuar një peticion online.
Peticioni ka të bëj me kërkesën drejtuar Instagramit që t’ia fshijë këtë postim presidentit serb.
Ky peticion filloi për shkak të gënjeshtrave të Aleksander Vuçiq, të postuara në Mediat Sociale, duke mbuluar territorin e Kosovës me një flamur serb, që konsiderohet gjuhë e urrejtjes. Për fat të keq edhe pas raporteve të shumta Instagram refuzoi të hiqte postin! Le ta nënshkruajmë të gjithë këtë peticion dhe t’i tregojmë botës dhe vetë Aleksandrit se Kosova nuk është Serbi, thuhet mes tjerash në këtë peticion.