Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës, thuhet se Shaban Gogaj me dashje e ka vrarw Agonis Tetajn dhe ka vënë në rrezik jetën e dy punonjësve të tjerë që gjendeshin afër tij.
Aty thuhet po ashtu se shkrepja e armës ka ardhur pas një telefonate që kishte marrë dorasi Shaban Gogaj. Sipas Prokurorisë, telefonata e kishte acaruar Gogajn.
“Me date 23.09.2018, rreth ores 11.04 min, ne Deçan, ne rrugen ‘Luan Haradinaj nr 130, ne Kompanine “Gogaj AG “, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj nga fshati Lluke e Deçanit, dhe me kete rast ve ne rrezik jeten e ketu te demtuareve. A.H. dhe F.Z, ne ate menyre qe pasi i pandehuri merr nje telefonate nga N.M., ketu deshmitare, nga e cila bisede shifet se eshte dukshem i acaruar…”, thuhet në aktakuzë.
Në dëshminë e tij dhënë në polici, Shaban Gogaj kishte deklaruar se nuk i kujtohet çka kishte biseduar me vajzën e hallës së tij, N.M.
“Nuk i kujtohet saktësisht ora kur vajza e hallës e ka thirre ne telefon, N.M., nuk e din se çka ka biseduar me te, vetëm thotë ti ketë treguar se e njëjta gjendet te vendi i quajtur “Vorri i vajzës””, thuhet në aktakuzë.
Ndërkaq vajza e hallës së tij, N.M., kishte deklaruar në polici se me Shabanin kishte biseduar për dalje në bjeshkë dhe gjërat ushqimore që do t’i merrnin me vete.
“N.M. e marr në pyetje nga policia me autorizim ta Prokurorisë, e në prezencan e prindit, me dt. 25.09.2018, deklaron se ta pandehurin e ka djalë daje dhe se me të njejtin ka biseduar me telefon pak momente para se ta ndodhe rasti, kanë biseduar par dalje ne Bjeshka dhe gjërat ushqimore qa duhet ri marin me vete, ajo ka qenë na dijeni par ekzistimin e nja arme na dollap me leje, por se na emër te kujt ka qenë, nuk e din”, bëhet e ditur në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

