Ndoqi ish-të dashurën teksa takoi një tjetër, i riu e qëllon për vdekje me thikë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.03.2021, 11:53

Pas ngjarjes së rëndë ku burri goditi 23 herë me thikë ish-të dashurën e tij e cila po takonte një tjetër person, ka ardhur edhe dënimi i autorit të tragjedisë. Mësohet se vrasësi i gruas është dënuar me 19 vite burg. Personi në fjalë është identifikuar si Abdelaziz El Yechioui Ourzat, 31-vjeç dhe qëlloi për vdekje të ndjerën e identifikuar si Cristina Ortiz-Lozano, 28-vjeç.

I pandehuri kishte një lidhje 12-vjeçare me Mis Ortiz-Lozano. Lidhja e tyre ka përfunduar një muaj përpara se të vriste ish-të dashurën, ndërsa edhe pse ishin ndarë, xhelozia e autorit të sulmit ka bërë që të ndërmarrë aktin ekstrem dhe të qëllojë për vdekje Ortiz-Lozano dhe kjo teksa e ndjera po takonte një tjetër. Ekzekutimi i pamëshirshëm i gruas është cilësuar si i pamëshirshëm dhe i rëndë, ndërsa autori pritet të përballet me dënimin e merituar. Abdelaziz El Yechioui Ourzat dhe Mis Ortiz-Lozano u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në Prill 2018, për të jetuar në Liverpool.

Ndërkohë babai i së ndjerës ka deklaruar se ky akt ekstrem ka rrënuar familjen e tij, teksa kërkon dënim të merituar për autorin e ngjarjes makabër. Gjatë seancës gjyqësore, babai i viktimës i është drejtuar të pandehurit duke e pyetur lidhur me arsyen që e shty të ndërmerrte këtë veprim të rëndë. Në fjalën e tij, ekzekutori i 28-vjeçares shprehet se është penduar për veprimin, ndërsa thotë se pas krimit ka jetuar në makth duke e urryer veten.

Abdelaziz El Yechioui Ourzat:

Gjithçka doli nga kontrolli. Asnjëherë nuk kam dashur të lëndoj personin që dua. Unë jetoj në një makth dhe e urrej veten. Unë kurrë nuk do të jetojë në paqe, jam penduar.

E ndjera Mis Ortiz-Lozano u godit me thikë për plot 23 herë, teksa u plagos në gjoks, qafë dhe bark. Fatkeqësisht ajo nuk mundi te mbijetonte, ndërsa sot autori i sulmit pritet të vuajë 19 vite burg.

Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit