E zgjedhura e Ramës për 25 prillin, Luljeta Bozo: Enver Hoxha ka më shumë anë pozitive, se negative

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2021, 20:45

Para pak ditësh kryeministri Edi Rama prezantoi inxhinieren Luljeta Bozo si kandidate për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duke thënë se do të jetë përfaqësuesja e pensionistëve në parlament. Por në një intervistë të dhënë së fundmi shembulli i Ramës që duhet ndjekur nga të gjithë na ka shokuar me shembullin që ajo vetë ndjek. Bozo tregoi se ka shembull Enver Hoxhën kur u pyet çfarë mendimi kishte komunizmin.

Pa u menduar gjatë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendimi, Bozo tha se Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive se sa negative. Duket se një nga arsyet që Rama e ka zgjedhur Bozon janë pikërisht edhe bindjet e saj, komuniste.

Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?

Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit