Bashkia Devoll rezulton se “i pret lekët me gërshërë”. Kështu ky institucion që drejtohet nga kryetari Eduard Duro, ka bërë një shtesë kontrate prej rreth 330 milionë lekësh të vjetra me TVSH.
Bëhet fjalë për tederin me numër reference REF-89083-03-04-2021 dhe me objekt “Ujësjellësi i Jashtëm dhe i brendshëm fshati Sinicë, Cetë, Miras Qytezë Njësia Administrative Miras, Bashkia Devoll – Kontrata Shtesë”. Procedura e prokurimit është “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.
Shtesa e kontratës i është dhënë bashkimit të firmave ED KONSTUKSION & ARKONSTUDIO & NIEM. Shikohet se ato kanë garuar të vetëm dhe ndaj tyre nuk ka patur asnjë konkurrent.
Sigurisht edhe vlera e ofruar është sa 100% e vlerës së fondit limit. Epo, i hëngshi gëzuar, siç thotë populli!