Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në lagjen Fushë Mbret në Elbasan. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se është dëgjuar një breshëri kallashnikovi e cila ka zgjatur për dy minuta. Këto janë informacionet paraprake, referuar mesazhit të qytetarit, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia. Priten detaje.
Mesazhi i mbërritur:
Pershendetje joq te shtena me arm zjarri sapo u degjuan ne fushmret te elbasanit. Nk e dim sakt ca po ndodh. Po mir 2 min vetem shtinin plumba kallashi, bresheri. Nk munda te beja incizim sepse nk u degjonte mir. Tn me then te drejt nk esht publiku maj inf ose ka qen naj fest dhe mori ndonjeri kallashin de shtiu per qef ose ndonje pun tj. Thjesht dola ne ballon dhe vtm ngjoja zhurmet.