Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Dropull të Gjirokastrës ku u gjet i pajetë këngëtari dhe klarinetaristi 50-vjeçar, Vasil Konomi. Sipas “BW” ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, dhe Konomi ishte në gjendje të dehur dhe kishte fjetur me makinë të ndezur. Këtë të fundit e kishte bërë me vetëdije për t’u ngrohur. Nga ana tjetër ai është gjetur sapo ka dalë nga makina i pajetë, dhe makina ishte ende e ndezur. Konomi jetonte me prindërit që e kanë kërkuar, dhe pas 24 orësh ishte kunati që kallëzoi në Polici për humbje personi.
Ndërkohë dyshimet e para janë se 50-vjeçari ka humbur jetën për shkak të helmimit nga gazrat e makinës ndërkohë që ishte ndezur.