Sot bëhet një vit nga rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ka qenë data 9 Mars 2020, kur Ministria ka konfirmuar dy rastet e para me COVID në vendin tonë. Ata ishin babë e bir dhe kishin ardhur nga Italia, pak ditë para se të rezultonin pozitiv. Pas kësaj dite shënohet ajo që asnjë shqiptar nuk do ta mbajë mend.
Shqipëria u izolua dhe që prej gati një viti çdo festë e madhe, grumbullim me shumë persona, koncert, etj, ka qenë e ndaluar. Pandemia COVID është duke vazhduar ende dhe sot me bilanc edhe më tragjik. Nëse atëherë shënoheshin 1-2 viktima në ditë, sot shënohen 20. Me vaksinat, deri më tani është duke u bërë vetëm propagandë, pasi asnjë nuk ka parë një sasi të madhe dozash të mbërrijnë në Shqipëri.
