Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e ish-Bllokut. Një 39-vjeçar është konfliktuar me një person. Gjatë konfliktit 39-vjeçari është goditur me qytën e pistoletës. Burime bëjnë me dije se në makinën e 39-vjeçarit ndodhej një grua shtatzënë. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.