Thellohet edhe më tej bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrogozhinë mëngjesin e sotëm. Pak minuta më parë një tjetër i plagosur ka ndërruar jetë duke e çuar në 3 numrin e viktimave. Merushe Kani, 60 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital. Po ashtu viktimë mbeti në vendin e ngjarjes mbeti dhe efektivi i policisë së burgut në Peqin Tonin Mëhilli, 54 vjeç i cili nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.
Në gjendje të renduar shëndetësore ndodhet edhe vogëlushja 10-vjeçare, e cila ishte pasagjere në një prej automjeteve që u përfshinë në aksident. Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një parakalim i gabuar. Ka dyshime se një nga drejtuesit e automjeteve ka qenë i përgjumur.