Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Në Rrogozhinë tre makina u përplasën duke shkaktuar dy viktima. Mësohet se ka humbur jetën në vendngjarje një burrë i identifikuar si Tonim Mehilli 54 vjeç. Ndërsa viktima e dytë është një grua e identifikuar si Merushe Koni 60-vjeçe e cila ndodhej pasagjere në një nga tre mjetet që u përfshinë në aksident. Bëhet me dije se 54-vjeçari që humbi jetën është oficer burgu dhe ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit. Ndërkohë mes të plagosurve ështe dhe një fëmijë 10 vjeç, ndërsa gruaja 60-vjeçare humbi jetën teska transportohej për në spital. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i njërit prej automjeteve.