Pas tërmeteve të fuqishëm të shkallës 7,1 dhe 8,1 të shkallës Rihter që tronditën Zelandën e Re, Qendra Paralajmëruese e Cunamit në Hawaii ka paralajmëruar për një cunam që mund të regjistrohet, i cili dyshohet se mund të jetë mbi tre metra. PTWC tha se dallgë të larta tre metra mund të godasin Vanuatun dhe Kaledoninë e Re, ndërsa dallgë më të vogla mund të arrijnë vendet shumë larg epiqendrës, të tilla si Japonia, Rusia, Meksika dhe Amerika e Jugut. Gjithashtu, vlen të thuhet se autoritetet e Zelandës së Re kanë urdhëruar evakuimin e zonave bregdetare në ishullin e Veriut.
Burimi: www.zougla.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA