Vdekja e 27-vjeçares nga Berati për shkak të Covid, ka tronditur jo pak. Ndërkohë një çështje për diskutim u bë fakti se përse Ministria e Shëndetësisë nuk e raportoi vdekjen e saj. Në lidhje me këtë ka folur në "Opinion" edhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili tha se nuk kishte dijeni për çështjen. Ai tha se kishte informacion vetëm se viktima kishte pësuar dëmtime në mushkëri.
Pipero tha:
Me Covid-in pavarësisht moshës gjithçka është e mundur si në aspektin negativ ashtu dhe pozitiv. Në moshat e reja që humbasin edhe jetën bëhet një përgjigje joadekuate. Nuk e di është raportuar apo jo. U interesova për moshën dhe çfarë ka ndodhur dhe mora informacion që ka pasur prekje të madhe të mushkërive. Nuk kam informacion për ndjekjen e sëmundjes, jam fare i papërgatitur. Ajo i ka shërbyer prindërve dhe mundësia më e madhe është që ka qenë e prekur me Covid. Unë jam pyetur që në fillim dhe them që institucionet në vende të ndryshme në kanë përqasje të ndryshme. Sëmundja është Covid, shkaku mund të jenë probleme të shumta apo një arrest kardiak.