Tha se ishte në Razëm/ Sistemi TIMS nxjerr zbuluar Piperon, shkoi në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2021, 22:34

Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionist në periudhën kur u prek nga Covid-19 u komentua se shkoi në Itali për tu kuruar, gjë për të cilën mjeku me një status në llogarinë e tij “Facebook” njoftoi se ishte në Shqipëri dhe ndodhej në Razëm për të marrë ajër të pastër. Por, ditën e sotme i ftuar në Radari Informativ, mjeku tha se ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

Më konkretisht, ai u shpreh se:

Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar. Kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive. I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë. Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit