Një grua 75-vjeçare nga Belgjika që vuan nga sëmundja e Parkinsonit, po e sfidon sëmundjen duke praktikuar sportin e boksit në një provincë në jug të Antalias në Turqi. Me doreza në duar dhe atlete ngjyrë vjollcë, Nancy van der Straeten futet në ring dhe godet kundërshtarin gjatë stërvitjeve pavarësisht se ajo ka simptoma të theksuara të sëmundjes. Gjashtë vite pas diagnozës së saj ajo zbuloi përfitimet e boksit rastësisht dhe tashmë e praktikon sportin e boksit tre herë në javë.
Ajo thotë se: