Teksa ka nisur të xhirojë në vend derisa t’i digjen gomat në fushatë, përsëritës i mërzitshëm të paragrafëve që i reciton përmendësh kudo që shkon... të njëjtat fraza, të njëjtat batuta të skaduara... të gjithë e dimë për kë politikan bëhet fjalë pa qenë nevoja të përmendim emra fare.
Yllit protagonist të kronikave të gatshme, i ka ngecur shiriti dhe ka bërë kryefjalë të fjalimeve të tij, kunatin, tog-fjalëshin burrë-grua, luftën e kërpudhave dhe disa shprehje të tjera bajate që edhe vetë i vjen turp kur i dëgjon, për nga mungesa e kreativitetit...
Sot Veliaj, e ndryshoi kasetën dhe përmendi disa epitete të tjera për kundërshtarët e tij politikë: “PD shalqi me provë, LSI hajdut me çizme”,- u shpreh ai për Bashën dhe Kryemadhin, ndërsa ne do ua lëmë qytetarëve ta përshkruajnë me një fjalë PS.