Sindi dhe Melisa janë dy vajzat të cilët para pak kohësh, u përfshinë në një debat, teksa mori një tjetër rrymë. Më konkretisht, Melisa i kujtoi një pyetje Mevlanit në takimin që kishin së bashku. Ajo tha se në takimin me të, djali nga Kavaja ka thënë se seksi është shumë i rëndësishëm, e për këtë arsye Melisa ishte kurioze të dinte se çfarë mendonte ai që Sindi nuk ka eksperiencë në marrëdhënie.
Në këtë moment reagoi Sindi, e cila tha se fakti që është e virgjër, nuk do të thotë që nuk di çfarë do të thotë seks, teksa në bisedë e sipër Sindi tha se “do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe.” Pas kësaj deklarate, Melisa u largua nga studio, ku u pa në prapaskenë teksa qante e bërtiste me të madhe. Por edhe pas këtij incidenti, si duket Sindi ka harruar çdo gjë, teksa dje përmes një postimi në Instagram deklaroi se e kishte marrë malli për Melisën.
Në storyn ku kishte bërë deklaratën, Sindi i kishte bërë tag vajzës me të cilën debatoi pak muaj më parë dhe Melisa i është përgjigjur me shaka, duke i thënë që të gjejë dashurinë.