SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë/ Zbulohet arsyeja se përse u la i lirë mjeku Edvin Prifti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2021, 12:39

Ditën e djeshme u njoftua se GJKKO ka vendosur të lirojë mjekun kardiolog në QSUT Edvin Prifti, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi iu gjetën rreth 500 milionë lekë në banesë dhe në zyrë. Ndaj tij është lënë në fuqi masa "Pezullim detyre" dhe u vendos masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Seanca e djeshme, ishte mjaft “sekrete”, por "Panorama.al" ka mësuar dhe arsyen se përse Gjykata e dha një vendim të tillë. Burimet nga brenda seancës thanë se kërkesa e mjekut Prifti ka qenë bindëse për trupën e Gjykatës. Kjo e fundit, mësohet të jetë bindur mbi faktin që mjeku nuk paraqet rrezikshmëri për largim nga vendi apo që të ndikojë në zhvillimin e hetimeve ndaj tij. Po ashtu, mësohet se një tjetër arsye që e ka bindur Gjykatën, dyshohet të jetë edhe arsimi i kardiokirurgut.

KËRKESA E MBROJTJES NË GJYKATË

Që në çastin e përpilimit të procesverbalit të kontrollit të banesës, i pandehuri dhe mbrojtja pretenduan dhe pasqyruan në procesverbal faktin se të hollat e sekuestruara ishin të ligjshme, i përkisnin bashkëshortes së të hetuarit znj. Enida Prifti dhe buronin nga një marrëdhënie juridike për shitjen e pjesës ideale (1/9 pjesë e pasurisë së pandarë), që ajo trashëgon nga babai dhe që është pasuria me nr.1847, e llojit truall me sipërfaqe 2000 m2, nga e cila 435 m2 është ndërtesë, fakt që vërtetohet nga certifikata e vërtetimit të pronësisë. Kjo pronë ndodhet në Priskë të Madhe (Dajt) dhe njihet me emrin “Kompleksi Triada” (bar, restorant, hotel).

Për të vërtetuar këtë fakt, të pretenduar qysh në çastin e kontrollit, paraqitën një akt-marrëveshje, të datës 23.12.2020, të lidhur mes shtetasve Enida Prifti, nga njëra anë shitësja dhe Alba Hoxha e Kreshnik Sinani (blerësit), ku e para bën premtimin për kalimin e pronësisë të pjesës së saj takuese kundrejt shumës 350 mijë euro, pasi blerësit të kishin zgjidhur problemin e pëlqimit të bashkëpronarëve të tjerë. Paratë janë dhënë në dorë, jashtë kanaleve bankare, sepse ky ishte vullneti i palës blerëse”, shprehej mjeku në kërkesën e depozituar në Gjykatë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit