Sherret mes vajzave janë bërë një fenomen i përhapur në vendin tonë. Ajo që është më shqetësuese janë arsyet e sherrit, të cilat lidhen me të dashurit si dhe mosha e relativisht e vogël e tyre. Së fundmi një rast tjetër sherri ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku dy adoleshente 15-vjeçare në Tiranë janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën. Arsyet e sherrit lidhen me faktin se njëra nga vajzat i kishte shkruajtur të dashurrit të tjetrës dhe kaq ka mjaftuar që të plasë keq mes tyre. Përleshja mes tyre ka qenë tepër e ashpër, teksa kapen për flokësh dhe e godasin fort njëra-tjetrën me shkelm dhe grushte. Ndërkohë një i ri ndërhyn dhe përpiqet t’i ndajë.