Bill Gates ka paralajmëruar që bota mund të mos kthehet në normalitet deri në vitin 2022 pasi ai beson se ne 'nuk po bëjmë sa duhet për t'i dhënë fund pandemisë në nivel global'. Filantropisti ka qenë prej kohësh i zhurmshëm në lidhje me reagimin e botës ndaj shpërthimit të koronavirusit dhe ai foli përsëri këtë fundjavë pasi Administrata e Barnave dhe Ushqimit e SH.B.A.-së miratoi përdorimin e vaksinës Janssen COVID-19 për të luftuar virusin. Në një intervistë me CNN, Gates diskutoi parashikimet e tij për muajt e ardhshëm ndërsa vaksinimet vazhdojnë të kryhen në të gjithë SHBA. Bashkë-themeluesi miliarder i Microsoft i tha CNN se 'problemi i madh' është se 'ne nuk po bëjmë sa duhet për t'i dhënë fund pandemisë globalisht'. Ai komentoi:
Ndërsa variantet ngjitëse të koronavirusit mund të zhvilloheshin dhe përhapeshin diku tjetër, dhe për shkak të një vale të mundshme të ri-infeksioneve, Gates tha se një kthim në normalitet ‘mund të merrte të gjithë 2022 nëse nuk bëjmë një punë më të mirë.
Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA