Kryeministri Edi Rama, duket se nuk ka hequr dorë nga projektet 3D dhe propaganda e shëmtuar që ka bërë gjithë këto vite. Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një tjetër projekt 3D dhe këtë herë bëhet fjalë për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.
Pamjet e hekurudhës të postuara nga Rama janë tamam si MEME-t e publikuara nga shumë rrjete sociale mbi mirëqënine abstrakte të Shqipërisë. Sipas kryeministrit, me hekurudhën e re drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta. Epo shijoni 3D miq, se realiteti është shumë, shumë larg.