Treshja Antonela-Mevlani-Lediana ka marrë vëmendje edhe puntatën e sotme. Mevlani është shfaqur në mëdyshje në lidhje me dy vajzat. Ata patën një debat, por që nuk u arrit të bëhej asnjë hap përpara nga pika ku u nisën. Në lidhje me situatën Arjan Konomi zgjodhi të komentonte me një batutë, teksa tha se Mevlani duhet ta ndajë mendjen. Batuta e Konomit: "Mazllëmi në bregore do dhe grua dhe dashnore".
Pjesë nga debati:
Lediana: Unë s’të kam thënë asnjëherë burri, këtu s’jam ai lloj njeriu, ndaje mendjen.
Mevlani: Unë jam në njohje, më pëlqeni të dyja në të njëjtën kohë. Ç'a të bëj unë të qaj?
Lediana: Po pse e zgjodhe, se unë të kam thënë se ku jam?
Mevlani: Po ti s’je brenda shpirtit tim.
Lediana: Unë nuk them që jam veç për ty, nëse s’më jep siguri.
Mevlani: Po ti a ke kaq ndjenjë të forta për mua, sa e ke kaq probleme.